Përditësimi 28 dhjetor: 318 raste të reja dhe 11 viktima me Covid-19

exit.al 28 Dhjetor 2020, 16:40

318 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 56,572.

Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 318

Të shëruar në 24 orë 557

Të shtruar në spitale 296

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 1508

Testime totale 255,197

Raste pozitive 56,572

Raste të shëruara 32,122

Raste Aktive 23,286

Humbje jete 1164

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13301

Fier 1573

Shkodër 1316

Durrës 1237

Vlorë 1006

Korçë 949

Elbasan 866

Berat 861

Lezhë 837

Gjirokastër 511

Kukës 447

Dibër 382

 

Shpërndaje te miqtë