Hoti: LDK ende nuk e ka zgjedhur kandidatin për kryeministër

exit.al 28 Dhjetor 2020, 15:52

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi, të hënën, se partia Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ende një kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme. Pyetur nga gazetarët nëse ai vetë do të jetë kandidat, Hoti tha se ende nuk është marrë një vendim:

“Nuk mund të them, ende jemi duke zhvilluar biseda brenda LDK-së. E mira është që brenda LDK-së nuk ka vetëm një emër por ka disa emra që secili është më i mirë se tjetri që mund t’i prijë kësaj gare.”

Hoti u shpreh optimist në fitoren e LDK-së në zgjedhje, pavarësisht kandidatit:

“Do të kem një paraqitje nesër ose pasnesër për të treguar punën e kësaj qeverie. Unë besoj që qytetarët do ta vlerësojnë këtë punë që kemi bërë dhe jam i bindur që jemi favorit për të fituar këto zgjedhje. Tani fjalën e ka sovrani dhe jo fjalët në ajër.”

Shpërndaje te miqtë