Përditësimi, 27 qershor: Asnjë viktimë nga COVID-19, 3 raste të reja

exit.al 27 Qershor 2021, 17:20

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 444 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 3 qytetarë: 2 nga Tirana dhe 1 nga Durrësi.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend, prej të cilëve vetëm 1 po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në të njëjtin interval kohe janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 990 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     8

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2444

Testime totale            795,322

Raste pozitive             132,512

Raste të shëruara       129,990

Raste Aktive                66

Humbje jete                2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          27

Shkodër       16

Durrës          6

Lezhë           5

Elbasan       4

Berat            3

Dibër            2

Kukës           1

Fier              1

Vlorë            1