Përditësimi, 24 mars: 15 të vdekur dhe 448 raste të reja me Covid

exit.al 24 Mars 2021, 17:03

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 15 persona nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 2475 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 448 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit anë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç.

Statistika (24 Mars 2021)

Raste të reja ditore 448

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 357

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 2475

Testime totale 539,438

Raste pozitive 122,295

Raste të shëruara 87,193

Raste Aktive 32,931

Humbje jete 2171

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22556

Fier 2605

Durrës 1424

Vlorë 1309

Shkodër 1233

Gjirokastër 1258

Korçë 764

Lezhë 569

Elbasan 426

Kukës 344

Dibër 327

Berat 116

Shpërndaje te miqtë