Barometri i sigurisë: Drejtësisia e ndikuar politikisht, mosbesim ndaj SPAK dhe gjykatave

exit.al 24 Mars 2021, 16:26

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes në bashkëpunim më Fondacionin Fridrich Ebert kanë publikuar “Barometrin e Sigurisë”, një sondazh që mat perceptimet e qytetarëve në lidhje me sigurinë.

Ajo që bie në sy nga studimi, është mungesa e besimit në institucionet e reformës në drejtësi.

Në fakt, pjesa më e madhe e të pyeturve besojnë se institucionet e drejtësisë janë ndikuara politikisht.

Ka një rënie të konsiderueshme në përqindjen e qytetarëve që besojnë se SPAK dhe  gjykatat do të ndikojnë në rritjen e luftës ndaj korrupsionit.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të shihen si pengesat kryesore për integrimin në BE nga shumica dërrmuese e qytetarëve.

Disa gjetje të tjera të raportit janë:

  •  Dogana, Policia e Shtetit, SHISH dhe ushtria konsiderohen si të korruptuar

    nga përqindja më e lartë e qytetarëve. Po me të njëjtin sy shihen edhe institucionet e drejtësisë;

  •  Besimi në institucionet shtetërore si qeveria, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes është gjithashtu e ulët;
  • 2/3 e të pyeturve mendojnë se policia shkel të drejtat e qytetarëve gjatë detyrës;
  • Rreth 70% mendojnë se punësimet në polici nuk respektojnë sistemin e meritës;
  • SHBA, Gjermania dhe Italia u identifikuan si tre vendet më miqësore me Shqipërinë;
  • BE dhe NATO mendohet se kanë kontribut në sigurinë e vendit dhe shumica preson që siguria të rritet me futjen në BE;
  • Po ashtu kemi rritje në perceptimin povitiv të Turqisë, Kinës dhe vendeve arabe, krahasuar me 2019
  • Është rritur numri i qytetarëve që kërcënim kryesor shikojnë degradimin mjedisor/ndotjen apo emigrantët;
  • Rreth tre të katërtat e atyre që pyetën mendojnë se Covid-19

    pandemia ka pasur një ndikim negativ në sigurinë e vendit

    dhe 61% mendojnë se do të ketë gjithashtu një ndikim të tillë në të ardhmen

    viti.

Ndërkohë korrupsioni, krimi i organizuar dhe papunësia shihen si kërcënimet më të mëdha për sigurinë përsonale.

 

Shpërndaje te miqtë