17 humbje jete dhe 781 raste të reja me Covid19 në Kosovë

exit.al 24 Mars 2021, 15:27

17 viktima dhe 781 raste të reja me Covid19 u raportuan  të mërkurën (24 mars) në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar pjesa më e madhe e të infektuarve ndodhet në Prishtinë, me 243 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shëruan  764 pacientë.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë janë regjistruar gjithsej 84.498 të infektuar, prej të cilëve 69.887 janë shëruar ndërsa 1.803 kanë vdekur.

Sipas IKSHPK-së, raste aktive aktualisht janë 12.808.

Shpërndaje te miqtë