Përditësimi 24 dhjetor: 510 raste të reja dhe 8 viktima me Covid-19

exit.al 24 Dhjetor 2020, 16:22

510 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 54,827.

Në  24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 510

Të shëruar në 24 orë 477

Të shtruar në spitale 346

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2198

Testime totale 247,451

Raste pozitive 54,827

Raste të shëruara 30,276

Raste Aktive 23,426

Humbje jete 1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13089

Fier 1597

Shkodër 1313

Durrës 1288

Vlorë 1062

Korçë 964

Elbasan 925

Berat 886

Lezhë 878

Gjirokastër 506

Kukës 488

Dibër 430

Shpërndaje te miqtë