Meksika, e katërta në botë për numrin e viktimave nga Covid-19

exit.al 24 Dhjetor 2020, 18:20

Meksika renditet e katërta në botë sa i takon numrin të lartë të viktimave me Covid-19.

Numri i viktimave të regjistruara në Meksikë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar kuotën e 120 mijë personave.

Universiteti Amerikan i Johns Hopkins raporton se numri i infektimeve në vend që nga fillimi i pandemisë është mbi 1.35 milion.

Me rreth 129 milionë banorë, Meksika është e trembëdhjeta në botë për numrin e të infektuarve.

SHBA vijon të renditet e para, duke e pasuar nga India, Brazili dhe Rusia.

Shpërndaje te miqtë