Përditësimi, 23 qershor: Shqipëria vazhdon pa viktima, vetëm 1 rast i ri me COVID-19

exit.al 23 Qershor 2021, 16:27

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Shkodër. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1960

Testime totale 783,516

Raste pozitive 132,497

Raste të shëruara 129,955

Raste Aktive 87

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28

Shkodër 26

Durrës 10

Lezhë 7

Berat 6

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1