Përditësimi 23 prill: 156 raste të reja dhe 3 humbje jete

exit.al 23 Prill 2021, 17:41

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se janë regjistruar 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

MSH tha se janë kryer 3079 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 - 78 vjeç.

Statistika (23 Prill 2021)

Raste të reja ditore 156

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 155

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 3079

Testime totale 620,743

Raste pozitive 130,270

Raste të shëruara 104,278

Raste Aktive 23,625

Humbje jete 2,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17882

Fier 2008

Durrës 876

Shkodër 731

Gjirokastër 565

Korçë 600

Vlorë 326

Dibër 205

Kukës 228

Elbasan 113

Berat 65

Lezhë 26