OBSH kritikon vendet e pasura për shpërndarjen e vaksinave

exit.al 23 Prill 2021, 16:35

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus kritikoi sërish të premten vendet e pasura për  shpërndarjen e vaksinave.

Sipas tij vendet e pasura kanë marrë të gjitha vaksinat. Kreu i OBSH e ka cilësuar si “nacionalizëm vaksinash”.

Ai tha se kjo ka dobësuar nismën e COVAX-it, një nismë e OBSH për të dërguar vaksina në vendet e varfra.

“Një dorë vendesh të pasura po gllabërojnë sasitë e disponueshme, pasi prodhuesit ua shesin atyre që bëjnë ofertat më të mira, ndërsa pjesa tjetër e botës vërtitet për të kapur thërrimet”, tha ai.