Përditësimi, 23 maj: 33 raste të reja dhe 2 humbje jete

exit.al 23 Maj 2021, 17:23

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të dielën 2 viktima, nga Korça dhe Shkodra, nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Në të njëjtin interval kohor u kryen 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 131

Të shtruar në spitale 57

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,512

Testime totale 698,250

Raste pozitive 132,209

Raste të shëruara 128,732

Raste Aktive 1,033

Humbje jete 2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 575

Korçë 114

Shkodër 86

Vlorë 55

Elbasan 42

Berat 41

Lezhë 35

Gjirokastër 35

Fier 23

Kukës 14

Durrës 12

Dibër 1