Përditësimi 21 maj: 1 viktimë dhe 35 raste të reja nga Covid-19

exit.al 21 Maj 2021, 16:32

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vend në 24 orët e fundit humbi jetën 1 qytetar 77 vjeç nga Berati.

Ndërkohë, nga 3 167 testime,  kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (21 Maj 2021)

Raste të reja ditore 35

Të shëruar në 24 orë 556

Të shtruar në spitale 61

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,167

Testime totale 691,876

Raste pozitive 132,153

Raste të shëruara 128,425

Raste Aktive 1,287

Humbje jete 2,441

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 822

Korçë 117

Shkodër 86

Vlorë 55

Elbasan 38

Lezhë 37

Gjirokastër 37

Berat 37

Fier 29

Durrës 16

Kukës 12

Dibër 1