Përditësimi, 2 qershor: Asnjë viktimë dhe 14 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

exit.al 2 Qershor 2021, 17:55

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3 057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.

Mbeten ende 379 raste aktive.

Statistika (2 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 48

Të shtruar në spitale 35

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,057

Testime totale 726,739

Raste pozitive 132,351

Raste të shëruara 129,521

Raste Aktive 379

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128

Korçë 63

Shkodër 59

Berat 33

Lezhë 25

Elbasan 23

Vlorë 13

Gjirokastër 14

Durrës 6

Kukës 6

Fier 4

Dibër 5