Përditësimi 2 maj: 53 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit në vend

exit.al 2 Maj 2021, 16:24

53 raste të reja dhe 1 humbje jete u shënuan në vend, gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministri e Shëndetësisë.

13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19.

Statistika (02 Maj 2021)

Raste të reja ditore        53

Të shëruar në 24 orë      748

Të shtruar në spitale      124

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1,535

Testime totale             640,206

Raste pozitive             131,238

Raste të shëruara       110,920

Raste Aktive                 17,921

Humbje jete                  2,397

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14834

Fier    959

Durrës  272

Shkodër  472

Korçë    335

Gjirokastër  261

Vlorë    259

Elbasan  137

Kukës    115

Dibër   102

Berat    97

Lezhë   78