Dorëhiqet Astrit Patozi nga drejtimi i Bindjes Demokratike

exit.al 2 Maj 2021, 14:06

Astrit Patozi është dorëhequr të dielën nga drejtimi i partisë Bindja Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Patozi deklaron se merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje.

"MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE

Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë."

Patozi shkruan se dorëheqja nuk është dorëzim dhe ai do të vijojë betejën e tij.

Bindja Demokratike nuk arriti të marri votat e nevojshme për të hyrë në parlament.