Kosova regjistron 5 viktima dhe 160 raste të reja me Covid-19

exit.al 2 Maj 2021, 15:43

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 3 002 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 160 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 95 045 raste.

Mbeten 8307 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 105 535 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2183 pacientë kanë humbur jetën.