Përditësimi, 13 maj: 45 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19 në vend

exit.al 13 Maj 2021, 17:12

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se, në 24 orët e fundit, 3 qytetar humbën jetën nga Covid-19.

Njëkohësisht, nga 2 596 testime të kryera, 45 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll,  3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç.

Statistika (13 Maj 2021)

Raste të reja ditore         45

Të shëruar në 24 orë      1,050

Të shtruar në spitale      86

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,596

Testime totale            668,531

Raste pozitive             131,890

Raste të shëruara        121,122

Raste Aktive                  8,342

Humbje jete                  2,426

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         6,798

Shkodër       268

Fier               195

Korçë            206

Gjirokastër   200

Durrës          129

Vlorë             151

Elbasan        117

Lezhë           100

Berat             83

Dibër             47

Kukës           48