Rinisin fluturimet nga Izraeli drejt Shqipërisë

exit.al 13 Maj 2021, 16:44

Të enjten rinisin fluturimet direkte nga Izraeli drejt Shqipërisë, sipas një njoftimi në rrjetin Facebook të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

"Fluturimi i parë do të niset sot në orën 17:30 nga Tel Aviv drejt Tiranës, duke hapur në këtë mënyrë sezonin turistik midis dy vendeve," shkruhet në njoftim.

Njëkohësisht thuhet se fluturimet e Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit drejt Aeroportit Nënë Tereza parashikohen të vazhdojnë deri në tetor 2021.

Fluturimet zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të zhvillohen tre herë në javë.