1 viktimë dhe 103 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 13 Maj 2021, 15:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit ishte regjistruar një viktimw nga komuna Prizren.

Ndërkohë, nga testimi i 2 100  mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 103 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 98 787 raste.

Mbeten 5 749 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 754 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 218 pacientë kanë humbur jetën.