Përditësimi 10 korrik: 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid-19

exit.al 10 Korrik 2021, 17:00

Në 24 orët e fundit 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dhe asnjë humbje jete. Rastet pozitive janë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Statistika (10 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3070

Testime totale 831,691

Raste pozitive 132,587

Raste të shëruara 130,047

Raste Aktive 84

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 32

Elbasan 12

Fier 11

Korçë 9

Vlorë 7

Shkodër 5

Lezhë 3

Durrës 3

Gjirokastër 1

Kukës 1