Meta liron nga detyra 4 ambasadorë

exit.al 1 Tetor 2021, 14:27

Presidenti Ilir Meta ka liruar nga detyra 4 ambasadorë të vendi. Me vendimin e publikuare të premten, Meta ka liruar nga detyra:

Arian Spasse, Ambasador në Republikën e Hungarisë.

Albana Dautllari, Ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg.

Besiana Kadare, Ambasadore e Jashtëzakonshëm pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, dhe ambasadore në Republikën e Kubës, jorezident.

Ferit Hoxha, Ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Mësohet se Kadare dhe Hoxha do të zëvendësojnë njëri-tjetrin në vendet përkatëse.