Përditësimi 1 shkurt: 865 raste të reja dhe 13 viktima me Covid-19

exit.al 1 Shkurt 2021, 17:15

865 raste të reja me koronavirus nga 2,960 testime u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 78,992.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 13 qytetarë: 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 865

Të shëruar në 24 orë 498

Të shtruar në spitale 365

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 2960

Testime totale 361,453

Raste pozitive 78,992

Raste të shëruara 47,922

Raste Aktive 29,677

Humbje jete 1393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17052

Fier 2405

Durrës 1629

Shkodër 1453

Vlorë 1382

Elbasan 1348

Lezhë 1051

Korçë 936

Berat 921

Gjirokastër 608

Kukës 468

Dibër 424

Shpërndaje te miqtë