Përditësim 5 korrik: 74 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2 893 numri i të infektuarve

exit.al 5 Korrik 2020, 11:10

74 raste të reja me koronavirus dhe 2 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, në konferencën e përditshme për shtyp. Shpërndarja e rasteve të reja është si më poshtë:

"22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë", njofton Ministria.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv. Në spital janë të shtruar 89 pacientë, 11 prej të cilëve në terapi intensive, dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Deri tani në vend janë kryer  28 801 testime, prejt tyre 2 893 janë të infektuar, 1 657 janë shëruar dhe 1 160 janë raste aktive. Në vendin tonë kanë humbur jetën 76 persona, prej tyre 43 në Tiranë, 12 në Durrës, 5 në Fier, 2 në Vlorë, 11 në Shkodër, 1 në Kukës dhe 2 në Elbasan. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve është: Tiranë                   449 Durrës                  205 Shkodër               169 Vlorë                     119 Lezhë                     60 Fier                        48 Korçë                     36 Kukës                    20 Elbasan                 16 Berat                      16 Gjirokastër           13 Kujtesë: Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Shpërndaje te miqtë