“[N]jë nga gjërat që ata po diskutonin ishte mundësia e shkëmbimit të territorit.”
Bollton, ish-Këshilltari i Sigurisë Komëbtare i Presidentit Tramp, ka biseduar për librin e tij të kujtimeve me Jan Ulliams, Presidentin e Shoqatës së Korrespondetëve të Mediave Huaj në SHBA dhe ndër të tjera ka dhënë mendimet e tij për diskutimet mes Kosovës dhe Sërbisë. Bollton ka pranuar se një marrëveshje mes dy vendeve me shkëmbim territoresh është e debatueshme, por ka pranuar se ai ka qenë i mendimit se vlente që ajo të provohej. Rrëfimi i tij hedh poshtë përshtypjen e përhapur se ka qenë ai një nga propozuesit e kësaj ideje—ai pranon se ka menduar që kjo ide ja vlente të provohej, por bën të qartë se ajo ka qenë diskutuar përpara se ai të bëhej këshilltar i Presidentit Tramp (Bollton shërbeu nga prill 2018 deri në shtator 2019). Bollton ka pohuar se mundësia e shkëmbimit të territorit është pritur që në fillim me shqetësim nga Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së dhe Ballkanit:“Tani, në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani dhe disa vende të Evropës perëndimore kjo gjë u prit me shqetësim të madh sepse ata kishin frikë se një shkëmbim toke atje mund të sillte shkëmbim territori në vende të tjera.”
Por Bollton e ka quajtur të papranueshme këtë kundërshti të Gjermanisë dhe BE-së, duke mbajtur qendrimin se nëse Serbia dhe Kosovo arrijnë një marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh, askush nuk ka të drejtë t’u thotë se ne nuk e pranojmë këtë gjë:“Ju doni të më thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pjesë e së cilës është shkëmbimi i territoreve, pjesa tjetër e Evropës do të thotë ‘jo, jo, kjo është e papranueshme, ne do ta hedhim poshtë këtë dakordësi që ju keni arritur!’. Për mua kjo gjë [qëndrimi kundër i Evropës] ishte i papranueshëm.
Bollton ka shprehur pesimizëm për potencialin e samitit të dështuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe në ëprjgighësi ëpr këto lloj taimesh mes Kosovës dhe Serbisë:"Ky samit midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të prodhonte një marrëveshje, dhe sikurse ju e vutë në dukje nuk është përgatitur gjatë kohës që unë kam qënë në Shtëpinë e Bardhë—unë po e ndjek nga jashtë.
Por më ajo që më bëri përshtypje është se potenciali i këtyre lloj takimeve do të ishte thjesht një fotografi dhe asgjë më shumë, por megjithatë as kaq nuk u arrit."
Mëgjithatë, Bollton është shprehur i bindur se për SHBA-të ka shumë interes që të gjendet një marrëvehsje mes palëve si një mënyrë e rëndësishme ëpr t ëmbajtur larg ndikimin rus në Ballkan. Bollton ka pohuar:"Unë mendoja se në Ballkan, […[ me disa nga konfliktet dhe mosmarrëveshje ende të pazgjidhura, ka një tokë pjellore për ata që duan të krijonin probleme.
…[Ç]ështja më e madhe strategjike është të qënit vigjilent ndaj ndërhyrjes ruse në hapësirën e ish-paktit të Varshavës, dhe ish-Jugosllavisë për mua mbetet shumë i rëndësishëm për SHBA-të, sikurse edhe për vetë evropianët për t’i kushtuar vemendje."
