Basha premton €150 milionë në vit pagesa për fermerët

exit.al 5 Korrik 2020, 10:27

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u paraqiti fermerëve të Pogradecit premtime për financime të drejtpërdrejta qindra milionëshe për fermerët. Sipas një postimi në Facebook, Basha u pohoi porgradecarëve se plani i tij parashikon:

— 50 milionë euro në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore.

— 100 milionë euro në vit subvencione për fermerët, të cilat do të shpërndahen sipas prodhimit.

“Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht”, tha Basha gjatë takimit të tij në Pogradec.   Shpërndaje te miqtë