Përditësim 5 janar: 660 raste të reja dhe 11 viktima me Covid-19

exit.al 5 Janar 2021, 16:40

660 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 60.283.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)

Raste të reja ditore 660

Të shëruar në 24 orë 555

Të shtruar në spitale 287

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3,424

Testime totale 272,807

Raste pozitive 60,283

Raste të shëruara 35,551

Raste Aktive 23,522

Humbje jete 1210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13650

Fier 1687

Shkodër 1330

Durrës 1190

Vlorë 955

Lezhë 925

Korçë 917

Elbasan 876

Berat 735

Gjirokastër 472

Kukës 399

Dibër 386

 

Shpërndaje te miqtë