Përditësim 3 shtator: 116 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

exit.al 3 Shtator 2020, 16:03

116 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 844.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën.

189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 49 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 732 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 9 844 të infektuar,

– 301 viktima;

– 5 732  të shëruar,

–  3 811 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 3 shtator sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 2 068 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 472  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 288 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 122 pacientë aktivë,
  5. Fier, 121 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 195 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 136 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 133 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 129 pacientë aktivë,
  10. Berat, 75 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 38 pacientë aktiv

Shpërndaje te miqtë