Kosova licencon dhe 3 laboratorë të tjerë për testet Covid

exit.al 3 Shtator 2020, 15:19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka licencuar dhe 3 laboratorë të tjerë privatë për teste sereologjike dhe PCR për koronavirusit.

Në total, numri i laboratorëve privatë të licencuar në Kosovë është 118, të vendosur në disa qytete të vendit.

Kryesisht laboratorët janë të licencuar për testet sereologjike – testi që tregon praninë e antitrupave në gjak, pra nëse personi e ka kaluar apo jo koronavirusin, – por ka dhe dy laboratorë që bëjnë testin PCR, i cili tregon nëse personi është i infektuar në momentin e testimit.

Disa laboratorë në Prishtinë që kanë nisur punën, thonë se çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro.

Shpërndaje te miqtë