Përditësim 29 tetor: 275 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

exit.al 29 Tetor 2020, 16:35

275 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 20,315.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 275

Të shëruar ne 24 orë 114

Të shtruar në spitale 291

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1422

Testime totale 122,426

Raste pozitive 20,315

Raste të shëruara 11,007

Raste Aktive 8,809

Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4468

Durrës 837

Fier 650

Korçë 544

Shkodër 522

Lezhë 396

Elbasan 378

Vlorë 352

Berat 256

Kukës 184

Gjirokastër 131

Dibër 91

Shpërndaje te miqtë