Përditësim 20 dhjetor: 461 raste të reja dhe 14 viktima me Covid-19

exit.al 20 Dhjetor 2020, 16:52

461 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 53,003.

Në  24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 qytetarë në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         461

Të shëruar në 24 orë      290

Të shtruar në spitale      391

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              1927

Testime totale            238,715

Raste pozitive            53,003

Raste të shëruara      28,121

Raste Aktive               23,794

Humbje jete               1088

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12801

Fier  1734

Durrës  1340

Shkodër    1337

Vlorë      1119

Korçë    1102

Elbasan  981

Berat  962

Lezhë  939

Gjirokastër  565

Kukës  487

Dibër  427

Shpërndaje te miqtë