Humb jetën i moshuari në Fier pas hedhjes nga kati i pestë

exit.al 20 Dhjetor 2020, 15:12

Një 71 vjeçar ka humbur jetën mesditën e së dielës, pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naftëtari” në Patos.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i moshuari vuante nga depresioni.

Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Fierit.

Shpërndaje te miqtë