Përditësim 19 janar: 586 raste të reja dhe 6 viktima me Covid-19

exit.al 19 Janar 2021, 17:05

586 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 68,568.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Janar 2021)

Raste të reja ditore 586

Të shëruar në 24 orë 594

Të shtruar në spitale 277

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2510

Testime totale 318,041

Raste pozitive 68,568

Raste të shëruara 41,464

Raste Aktive 25,817

Humbje jete 1287

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15014

Fier 1943

Durrës 1428

Shkodër 1343

Elbasan 1044

Vlorë 1036

Lezhë 965

Korçë 866

Berat 804

Dibër 495

Gjirokastër 495

Kukës 384

Shpërndaje te miqtë