Përditësim 16 maj: 17 të infektuar të rinj, shkon në 933 totali i të prekurve

exit.al 16 Maj 2020, 11:02

17 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 933.

77 përqind e të infektuarve ose 718 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Durrës, Krujë e  Tiranë.

Në 24 orët të fundit janë testuar 306 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11,764 persona, prej të cilëve janë:

– 933 të infektuar, – 31 viktima; –  718 të shëruar, –  188 të infektuar aktivë; Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 4 janë në terapi intensive. Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor. Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 maj është: – Tiranë, 78 pacientë aktivë, – Krujë, 46 pacientë aktivë, – Shkodër, 15 pacientë aktivë, – Kamëz, 12 pacientë aktivë, – Durrës, 17 pacientë aktiv, – Berat, 10 pacientë aktivë, – Fier, 5 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë, – Mirditë, 1 pacient aktiv, – Korçë, 1 pacient aktiv, – Kurbin, 1 pacient aktiv.