Përditësim 1 dhjetor: 832 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19

exit.al 1 Dhjetor 2020, 17:01

832 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 39.014.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,

11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 832

Të shëruar ne 24 orë 535

Të shtruar në spitale 506

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620

Raste pozitive 39.014

Raste të shëruara 19.384

Raste Aktive 18.808

Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9827

Durrës 1360

Elbasan 831

Fier 1455

Korçë 999

Vlorë 959

Shkodër 892

Lezhë 725

Berat 606

Kukës 409

Dibër 211

Gjirokastër 534.

Shpërndaje te miqtë