Pensilvani, mbështetësit e Trumpit e Bidenit mblidhen para qendrës së numërimit të votave

exit.al 6 Nëntor 2020, 21:47

Qindra qytetarë janë mbledhur të premten jashtë qendrës së Kongresit të Pensilvanisë ku po numërohen votat për zgjedhjet presidenciale.

Të ndarë në dy anë, njëri grup, i cili mbështet presidentin Trump kërkon të tregohen publikisht votat. Ndërsa grupi tjetër në mbështetje të kandidatit demokrat Biden, nuk fsheh festimet përmes këngëve dhe brohoret që ‘të numërohet çdo votë’.

Gazetari i The Guardian Sam Levine ka publikuar në profilin e tij në Twiiter momente nga situata në Pensilvani:

https://twitter.com/srl/status/1324774854554456065

Nga numërimi i deritanishëm i votave në Pensilvani, kandidati Biden kryeson me rreth 13 mijë vota ndaj Trumpit, por numërimi nuk ka mbaruar ende. Fituesi në Pensilvani merr 20 vota elektorale.

Shpërndaje te miqtë