“Universiteti i Tiranës do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të pasi cenohet autonomia [e universitetit], pasi nuk lejojmë që universiteti të merret në patronazh nga ministrat e Ramës siç bëri në shoë-in e radhës të Turbinës. Ligji ka kundërvënë strukturat duke paralizuar punën, duke mos pasur koordinim mes Senatit dhe Bordit, struktura që kontrollojnë njëra-tjetrën.”
Ndërsa pedagogu Mark Marku sqaroi se vendimet e KM-së cenojnë rëndë autonominë e universitetit:“Në një VKM thuhet se qeveria do të prodhojë një statut-tip dhe mbi këtë bazë do ndërtohen statutet e tjerë. Çdo universitet ka statutin e vet. Ky është cënim direkt i autonomisë.”
Ndërkohë studentët jo vetëm në fakultetin e Histori-Filologjisë, por dhe tek ai i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale vazhdojnë ngujimin dhe bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Shpërndaje te miqtë
