“Përmes parave që ata shpenzojnë në kryeqytet që nga arsimi, tek qiratë në banesat e qytetarëve të Tiranës dhe shpenzimet e tjera për ushqim, argëtim, etj. Të gjitha këto shpenzime tatohen nga Bashkia Tiranë në një shumë më të madhe se sa bashkia shpenzon për mirëmbajtjen e konvikteve të tyre”, — u shpreh Shehaj.
Gjithashtu, Zoti Shehaj i drejtoi disa pyetje Kryebashkiakut Veliaj si:"A mos duhet, që sipas logjikës përçarëse të Veliajt, qytetarët e Vlorës, Korçës, Shkodrës, Kukësit, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë të fillojnë të protestojnë kundër Veliajt, që paratë e taksave të tyre, i ka shpenzuar për fasada dhe projekte qejfi, si shëmtia 25 milionë euroshe që ka bërë në Sheshin Skënderbej?
Banorët e Tiranës ankohen për paratë (gjermane) e konvikteve, apo për paratë e falura kompanisë offshore DH Albania te Unaza e Re?
A i kanë thënë gjë qytetarët e Tiranës për paratë e taksave të tyre, të cilat ai harxhon për koncerte propagandistike? Apo për të paguar me çmim 10-fish sa tregu për internet Albtelekomi që paguan me kontrata të majme vëllain “biznesmen” të Veliajt?
Çfarë ka bërë me miliona euro-t që ka marrë nga taksa për shkollën që u ka vënë qytetarëve të Tiranës që kur erdhi në pushtet, ndërkohë që shkollat e Tiranës nuk kanë ngrohje dhe siguri?"
Në fund, Zoti Shehaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës duke i kërkuar të “hedhin poshtë frymën përçarëse dhe raciste që Veliaj përpiqet të mbjellë gjithmonë. Shqiptarët kanë nevojë të duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët duhet të mbrojnë të drejtat dhe dinjitetin e tyre nga politikanët që urrejnë njerëzit si Erion Veliaj”. Shpërndaje te miqtë
