“Ftoj [KED-në] të hartojë me shpejtësi rregullat e brendshme dhe të përpunojë aplikimet. Ligji nuk kërkon që anëtarët [e KED-së] t’i nënshtrohen vetingut; prandaj,nuk ka asnjë pengesë për të vazhduar më tej.”
Megjithatë, Kushtetuta, në nenin 179 (11) qartazi thekson se KED duhet t’i nënshtrohet vetingut "sa më shpejt që të jetë e mundur":“Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen menjëherë procesit të rivlerësimit kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas nenit 179/b të këtij ligji.”
Por, EURALIUS, sugjeroi që ritmi i ngadalshëm i procesit të vetingut duhet të konsiderohet avantazh për KED-në. Ndaj ky i fundit duhet të sistemojë me shpejtësi rregulloren e tij të brendshme dhe të rendisë kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, përpara se anëtarë të tjerë të tij të mund të shkarkohen nga vetingu! Kjo është ajo që këshilloi EURALIUS:“Rreziku që funksionimi i [KED-së] të pengohet për shkak të shkarkimeve të mëtejshme nga organet e vetingut konsiderohet i ulët, pasi vetingu i magjistratëve të tjerë, përveç magjistratëve prioritarë, duket se ende do të zgjasë dhe për disa javë / muaj. Deri atëherë supozohet se [KED] ka përfunduar vlerësimin dhe renditjen për gjyqtarët e [Gjykatës Kushtetuese].”
Me fjalë të tjera, EURALIUS argumenton se një KED, në të cilin askush nuk është i verifikuar, është më i mirë se një KED, në të cilin të gjithë janë të verifikuar, - sepse në të parin të paktën do të ketë një kuorum që mund të veprojë! EURALIUS në mënyrë të vazhdueshme ka advokuar për një proces zgjedhor për Gjykatën e re Kushtetuese nga ana e anëtarëve të KED-së që nuk kanë kaluar vetingun. Dhe pikërisht kjo ndodhi dy ditë më parë. Nën syrin mbështetës të EURALIUS-it (shih kartën me emrin e tyre në të djathtë të fotografisë), një KED i përbërë nga një shumicë anëtarësh që ende nuk kanë kaluar vetingun, ndaj janë të papërshtatshëm, filloi procesin për të formuar Gjykatën e re Kushtetuese. Kjo mund të quhet vetëm tallje me ligjin. Dhe ashtu duhet të quhet. Shpërndaje te miqtë
