“Katër persona mbajnë tetë pozicione, kur kemi me dhjetëra e qindra të rinj durrsakë që janë shkolluar përmes shumë sakrificave këtu dhe jashtë vendit, dhe na kontaktojnë çdo ditë duke shprehur zhgënjimin e tyre. Përditë shikojmë qytet që vetëm shkatërrohet, përditë shohim qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit por korrupsionit.”
Ai gjithashtu pohoi se në Bashkinë Durrës është rikthyer drejtorit të shkarkuar live nga Rama dhe i arrestuar për tjetërsim pronash.“Para tre ditësh është emëruar drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit, Ardian Iljazaj, I cili u cilësua nga kryeministri në ikje në janar 2019 si “drejtori halabak” i Kadastrës së Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua për pak kohë për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit.”
Shpërndaje te miqtë
