BDI e Lëvizja Besa publikojnë emrat e ministrave në qeverinë e re, asnjë prej kryetarëve ministër

exit.al 20 Gusht 2020, 14:50

Dy partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrimin dhe Lëvizja Besa, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit në Maqedoninë e Veriut, kanë bërë publik propozimet e tyre për ministra.

BDI do drejtojë gjashtë ministri, ndërsa Lëvizja Besa një prej tyre.

Bie në sy fakti se të dy drejtuesit e partive, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, nuk kanë marrë poste ministrore.

Nga partia Bashkimit Demokratik për Integrimin, Ali Ahmeti ka propozuar këto emra:

  • Fatmir Besimin për Ministër të Financave,
  • Kreshnik Bekteshin për Ministër të Ekonomisë,
  • Bujar Osmanin për Ministër të Punëve të Jashtme,
  • Naser Nuredinin për Ministër të Mjedisit,
  • Artan Grubin për Ministër të Sistemit Politik dhe zëvendërkryeministër.

Ende nuk ka një propozim për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ali Ahmeti ka deklaruar se do të këshillohet me organet drejtuese të partisë.

Lëvizja Besa do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ajo ka propozuar si ministër sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Arjanit Hoxha.

Lëvizja Besa do të ketë dhe dy zëvendësministra: për Arsimin ka propozuar Arafat Shabanin, ndërsa për të Kulturës ka propozuar Sedat Sulejmanin.

Shpërndaje te miqtë