“Bashkia e Tiranës po vjedh fondet për rindërtimin e shkollave. Erion Veliaj ka tenderuar 30 milionë euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore.
Ndërsa BE, me standardet e tye europiane, tenderon 15 milionë euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.
Sipas të dhënave, kostoja e Bashkisë tiranë është 3-4 fishuar krahasuar me koston e BE-së.
BE, një shkollë, me standarde europiane e ndërton për 680 mijë euro, Fondi Shqiptar i zhvillimit me 760 mijë euro, ndërsa Bashkia e ndërton për 2,2 milionë euro."
Për më tepër, PD shprehet se pak muaj më parë, në një tender të ngjashëm, Bashkia Tirana mesatarisht do të shpenzonte 1,3 milionë euo për shkollë, ndërsa tani ka shumëfishuar kostot për një shkollë. Shpërndaje te miqtë
