Arrestohet në Korçë i dyshuari për vjedhjen e 17 pikturave

exit.al 28 Gusht 2020, 11:32

Policia e Korçës ka arrestuar, të premten, një 33-vjeçar, të dyshuar si autorin e 17 vjedhjeve pikturash në 3 muajt e fundit.

33-vjeçari ka qenë edhe më parë idënuar për vjedhje pikturash, sende me vlerë dhe pajisje shtëpiake. Policia dyshon se ai ka tentuar të vjedhë dhe kishën e Shën Sotirit.

Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Korçës. Mbi të rëndon akuza e veprës penale ‘vjedhje, e kryer më shumë se një herë’.

Shpërndaje te miqtë