"Në vetëm 4 vite, Erion Veliaj ia doli që kullën e Sahatit t’a shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë.
Pas pak muajsh nuk do t’a shohim më kullën e Sahatit. Kjo për shkak të ndërtimit në krah të saj të disa përbindëshave prej betoni, që fillojnë me 5 kate, ngjiten në 11 kate, në godinën që është në krah të kullës — pa respektuar as minimumin e distancës — dhe mbaron me kryeveprën e Veliajt, që i dhuron qendrës muzeale të qytetit kullën 27 kate."
Shpërndaje te miqtë
