MSH: Deklaratat e Bashës cenojnë dinjitetin e mjekëve, të ballafaqohet me autoritetet shtetërore

exit.al 20 Nëntor 2020, 15:34

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për raportimet e vdekjeve nga Covid-19. Në një deklaratë për mediat, zëvendës ministri Albert Nikolla tha se deklarata e Bashës cënon dinjitetin e mjekëve.

"Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë."

Ai i bëri thirrje Bashës që të ballafaqohet me institucionet e tjera shtetërore përpara se të shpërndajë informacione të tilla. Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ka kompetencë për të hetuar  fshehjen të vdekurve në spital, ndërkohë që prokuroria e Tiranës tha se ende nuk ka asnjë vendim për ngritjen e një grupi hetimor për të verifikuar denoncimin e Bashës. Shpërndaje te miqtë