PD emëron Shehun drejtues politik në Gjirokastër, Hoxhën në Kukës

exit.al 3 Shkurt 2021, 18:11

Partia Demokratike njoftoi të mërkurën drejtuesit politik të qarkun Kukës dhe Gjirokastër. Kështu, ish-deputeti Tritan Shehu do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa Flamur Hoxha do të drejtojë qarkun e Kukësit.

Tritan Shehu ka qenë më herët ministër shëndetësie dhe është një ndër themeluesit e PD.

Ai ka pasur postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në 1996-1997. Shehu ka qenë Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë gjatë periudhës 2005-2013.

Ndërsa Flamur Hoxha ka qenë deri më tani kreu i PD-së në Kamzë.

Drejtuesit e tjerë politik të PD-së në qarqe janë:

  1. Edmond Spaho, drejtues i Korçës;
  2. Mark Marku, drejtues i Lezhës;
  3. Edi Paloka, drejtues i Durrësit;
  4. Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit;
  5. Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit;
  6. Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës;
  7. Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës;
  8. Xhelal Mziu, drejtues i Dibrës.
  9. Tomor Alizoti, drejtuesi Beratit.

 

Shpërndaje te miqtë