Sejko paralajmëron rritjen e kredive të këqija

exit.al 3 Shkurt 2021, 17:58

Kreditë e këqija në vend priten të rriten si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko në një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Por natyrisht viti 2021 mund të ketë përkeqësim.  Në vitin 2020 shtymë moratoriumin, ristrukturimin e kredive, pra për t’i dhënë mundësinë bankave”, sqaroi Sejko.

Ai tha se “kreditë e këqija nuk janë rritur në 2020, na rezultoi se kredia e keqe ishte 8.1%”. Por Sejko siguroi qytetarët se “edhe në rastin më të keq të rritjes së kredive të këqija, sistemi bankar është i shëndetshëm”.

“Nuk do të kemi nevojë për turbulenca, nga rritja e kredive të këqija. Jemi në nivel të ulët”, përfundoi Sejko.

Shpërndaje te miqtë