"Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe të nisin menjëherë hetimin e kësaj çështje".
Demokratët i bazojnë akuzat te kushtet e tenderit, që kërkonte që kompania e cila do të shpallej fituese të kishte kryer brenda 3 viteve të fundit kontrata të ngjashme me së paku 40 për qind të vlerës së tenderit. Po kështu dyshime ngre fakti se 6 ditë përpara hapjes së garës kompania Eurovia shtoi në aktivitetet e saj tregtimin e produkteve ushqimore. Shpërndaje te miqtëPD, SPAK-u të hetojë tenderin e qeverisë për 1,5 milionë euro ushqime
Partia Demokratike i kërkoi të enjten qeverisë të tjera shpjegime rreth tenderit 1,5 milionë eurosh të ushqimeve për rezervat e shtetit.
Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi transparencë se si u krye tenderi dhe përse Ministria e Mbrojtjes ia dha "një kompani kompjuterash nga Maqedonia".
Për këtë ai kërkoi që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) të niste sa më parë hetimet.
Në mesditë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se tenderi ishte kryer në përputhje me ligjin dhe se për çdo pretendim PD-ja duhej t'i drejtohej prokurorisë.
Alibeaj reagoi duke u rikujtuar se në Shqipëri "ka 35 mijë kompani që merren me ufrnizimin e ushqimeve", por qeveria duhet të argumentojë "pse zgjodhi t'i japë 1,5 milionë euro kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia".
Të sugjeruara
Shfaq më shumë artikuj të sugjeruar
Pse “kush vjen pas Ramës?” është pyetja e gabuar
11 Nëntor 2026, 12:59
