Shërohen 3 të infektuarit me koronavirus në Korçë

exit.al 2 Prill 2020, 14:06

Tre personat nga Korça të infektuar me koronavoris janë shëruar. Ata dolën sot nga spitali infektiv. Njoftimin e dha drejtori i spitalit Rajonal të Korçës.

Ata do të qendrojnë në shtëpi të vetëizoluar për 14 ditë.

Një djalë i ri dhe një çift të moshuarish, të kthyer nga Italia u shtruan në spital më 22 mars.

Në vend deri më tani ka 277 të infektuar, nga të cilët 16 persona kanë vdekur, dhe 76 persona të shëruar.