PD: Raporti i Transparency International tregoi nivelin e lartë të korrupsionit qeveritar në vend

exit.al 16 Dhjetor 2020, 12:29

Partia Demokratike deklaroi se raporti i Transparency International tregoi se nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku deklaroi se raporti ka vënë në dukje së korrupsioni qeveritar është faktori kryesor për rrënimin e ekonomisë në vend.

“Organizata Transparency International ka ngritur alarmin se  gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv që konsiderohet si kapje e shtetit”, u shpreh Jorida Tabaku.

Ajo shton se korrupsioni është rritur si vullnet politik i Ramës, ka shkatërruar ekonominë dhe “po na mban peng nga oligarkët e larg Bashkimit Europian”

Tabaku tha se raporti nxjerr në pah se faktorët kryesor për kapjen e shtetit mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës.

“ Ligjet preferenciale si ai i Koorporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit”, tha ajo.

Tabaku tha se për 7 vjet qeveria ka rrënuar ekonominë e vendit, duke theksuar se vendi ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme.

Shpërndaje te miqtë